Bota

Parandalimi i valës se emigrantëve në Mesdhe, zëdhënësi i Ankarasë i KTHEHET ashpër FRONTEX: E keni kthyer vendit në nj

4 Maj 2021, 18:00 Nga DOSJA
Parandalimi i valës se emigrantëve në Mesdhe,

TURQI- Zëdhënësi i qeverisë turke, Ömer Çelik ka akuzuar Agjencinë Evropiane të Rojës Bregdetare (FRONTEX), se me tentativat e parandalimeve që ka bërë për të ndaluan valën e emigrantëve afrikan që të vijnë në Evropë e ka kthyer Mesdheun në një varrezë masive.

Akdenizhaberleri shkruan se Celik ka thënë se Erdogan, gjatë takimeve me udhëheqësit Evropian, u ka kërkuar atyre që të mbajnë një qëndrim mbi të gjitha vdekjet e emigrantëve që po ndodhin në detim Mesdhe dhe Egje, ndërkohë që ka akuzuar FRONTEX dhe Greqinë, për vdekjet e të gjithë emigrantëve.   

“FRONTEX e bëri Mesdheun një varrezë lidhur me dëbimet që ata bëjnë, ne dhe ministria jonë e Brendshme kemi bërë shumë deklarata dhe kemi publikuar shumë fotografi. Presidenti i Republikës sonë shumë herë gjatë takimeve të tij me udhëheqësit Evropianë, u tha atyre se këto deportime janë një qëndrim çnjerëzor, duke u kërkuar një qëndrim të fortë kundër asaj që po bëjnë Greqia dhe FRONTEX. Për fat të keq asnjë udhëheqës nuk mori një pozicion të fortë kundër dhe kështu vazhdojnë këto dëbime që i çojnë këta njerëz drejt vdekjes, në ujërat e Mesdheut dhe Egjeut”, tha Çelik.

Gjatë muajve të fundit në detin e Mesdheut kanë humbur jetën shumë emigrantë që vijnë nga Afrika për në jetë më të mirë mnë vendet Evropiane. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota frontex humbja e jeteve te emigranteve ne mesdhe omer celik frontex humbja e jeteve te emigranteve ne mesdhe omer celik

Sondazh

Poll