Politike

SEANCA/ Rimblidhet Kuvendi 9 ditë pas zgjedhjeve, mungojnë Rama e Hajdari! Opozita parlamentare e “shqetësuar”, Gjuzi e J

4 Maj 2021, 05:19 Nga DOSJA
SEANCA/ Rimblidhet Kuvendi 9 ditë pas zgjedhjeve, mungojnë Rama e

TIRANË– Për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit ditën e sotme është mbledhur Kuvendi i Shqipërisë. Në seancën e sotme plenare kanë marrë pjesë një numër i vogël deputetësh nga maxhoranca dhe nga opozita e re. Rudina Hajdari, një nga figurat kryesore të opozitës së re, nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme, edhe pse është mundësia e tyre e fundit për të folur në Kuvend.

Fjalën e kanë marrë me radhë “yjet” e opozitës së re. Kostaq Papa nuk ishte i shqetësuar që koalicioni ABEOK nuk fitoi asgjë në këto zgjedhje, por kërkoi që rrethrrotullimi tek Ura e Lumit në Gjirokastër të marrë emrin “Bashkim Fino”, në nder të deputetit socialist që u nda nga jeta për shkak të komplikacioneve me COVID19. 

Pas tij, foli Selami Jenisheri, dhe disa nga emrat e tjerë të opozitës parlamentare. Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancë për shkak të pjesëmarrjes në stërvitjen “Defender Europe 2021”. 

Gjatë seancës është mbajtur dhe një minutë heshtje për ndarjen nga jetë të Bashkim Finos. Po ashtu, në tavolinën në të cilën qëndronte janë vendosur lule të bardha. U bë e ditur se në Kuvend janë dy vakanca të krijuara nga ndarja nga jeta të Bashkim Finos dhe nga dorëheqja e Tom Doshit.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha gjatë fjalës së tij se LSI ka shkuar për skrap. Ndërkohë iu drejtua Partisë Demokratike duke i thënë se rezultati i zgjedhjeve është ai që është në kuti dhe duhet pranuar. Ndër të tjera, Balla tha se Ilir Meta ka ‘përdhunuar’ institucionin e Presidencës në mënyrën më të turpshme, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka nevojë për një president që ditën të jetë Kreu i Shtetit dhe natën kryetar i shtabit elektoral të një partie, cilado qoftë ajo.

Në seancën e sotme është rrëzuar dekreti i Metës për sigurimin në fushën e transportit me 83 vota kundër. Gjithashtu është rrëzuar dhe dekreti për vettingun në polici.

(a.b;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike seanca plenare 4 maj 2021 seanca plenare 4 maj 2021

Sondazh

Poll