Politike

Edi Paloka: Partia Demokratike nuk njeh zgjedhjet e 25 prillit, do e vendosim më vonë nëse do futemi në Parlament

3 Maj 2021, 20:53 Nga DOSJA
Edi Paloka: Partia Demokratike nuk njeh zgjedhjet e 25 prillit, do e vendosim

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka thënë se Partia Demokratike nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin “Radar Informativ” në ABC, Paloka tha se PD po grupon të gjitha faktet për të vërtetuar se procesi zgjedhor ishte i korruptuar dhe i vjedhur.

Paloka shtoi më tej se nëse Opozita do të futet në Parlament apo jo, kjo gjë do të vendoset hap pas hapi, pas raportit të OSBE-ODIHR.

“Tani kjo është bërë e qartë, unë personalisht e kam deklaruar më shumë se njëherë se nuk njihen këto zgjedhje. Nuk diskutohet se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit pasi nuk ishin të tilla. Qëndrimet kanë qenë të qarta dhe nuk besoj se ka dilema për qëndrimin e PD-së dhe kryetarit , ndaj s’duhet të ketë dilema askund.

Basha dhe PD janë në një proces dhe kemi ngritur një grup me specialistë dhe juristë që po merren me problematikën e zgjedhjeve dhe me sistemimin e problemeve që ne i kemi nisur gjatë të gjithë fushatës zgjedhore, që janë denoncime e grupuara në lidhje me çdo parregullsi që është bërë gjatë këtij procesi. Unë si ish gazetar unë jam më i prerë dhe më i qartë. Nëse nuk do të më kishe ftuar në emision s’do e kishe kuptuar.

Mosnjohja e zgjedhjeve është që vendimet do i marrim hap pas hapi, si fillim do të sistemojmë provat që kemi, do të presim raportin e OSBE-ODIHR dhe pas kësaj ne do të mbajmë dhe qëndrime tona politike,”– tha Paloka.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi paloka zgjedhjet 25 prill 2021 edi paloka zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 3 Maj 2021, 19:47

TIRANË– Kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike, Grida Duma ka teguar publikisht se Partia Demokratike ka pasur oferta nga tre banda....