Politike

PD nuk njeh zgjedhjet! Mark Marku: Kjo s’do të thotë që s’do hyjmë në Kuvend, do bëjmë luftën kudo

3 Maj 2021, 20:35 Nga DOSJA
PD nuk njeh zgjedhjet! Mark Marku: Kjo s’do të thotë që

TIRANË– Mark Marku ka treguar se Partia Demokratike mund të mos i njohë zgjedhjet e 25 prillit, por që kjo nuk do të hotë se ata nuk do të futen në Parlament. I ftuar në “Opinion”, Marku tha se vendimi ende nuk është zyrtar nga Partia Demokratike.

Sipas kandidatit për deputet në lidtat e Partisë Demokratike, PD-ja mund të futet në Parlament për të bërë luftën e saj për drejtësi. 

Pjesë nga Fevziu:

Blendi Fevziu: Çfarë domethënë, mosnjohje e zgjedhjeve domethënë edhe mosfutja në Parlament?

Mark Marku: Nuk përjashtojnë njëra- tjetrën. Ky proces nuk mund të njihet, do të thotë që demokracia nuk funksionon.

Blendi Fevziu: Kjo do të thotë që nuk shkohet në Parlament, bllokohet Parlamenti…

Mark Marku: Unë nuk e di si do merret vendimi, mund të hysh dhe në Parlament….

Blendi Fevziu: Janë vjedhur zgjedhjet sipas jush?

Mark Marku: Vetëm të jem nga Tajvani, do them jo.

Blendi Fevziu: Pse do shkoni në parlament?

Mark Marku: Do bëj luftën. Unë nuk e di çfarë vendimi do merret. Lufta bëhet në disa forma, në parlament, në institucionet ndërkombëtare, në gjykata, në prokurori. Do të jetë luftë totale për të mbrojtur votën. Nuk do të thotë të mos shkosh në parlament. Nuk e di nëse do shkohet, por ky parlament nuk meriton të njihet, në gjykimin tim.

Blendi Fevziu: Nuk ka një vendim zyrtar apo jo?

Mark Marku: Po të jetë për mua, as qeveria, as parlamenti, asnjë institucion përfshirë dhe pushtetin lokal nuk është legjitim, dhe gjëja më normale është luftë totale për mbrojtjen e demokracisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike mark marku zgjedhjet 25 prill 2021 mark marku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 3 Maj 2021, 19:47

TIRANË– Kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike, Grida Duma ka teguar publikisht se Partia Demokratike ka pasur oferta nga tre banda....