Dorëheqja e Bashës, Boçi: Liderin e kemi, ai duhet të vazhdojë betejën
3 Maj 2021, 20:33Nga DOSJA
TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së Luçiano Boçi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka folur mbrëmjen e sotme edhe për kërkesat që vijnë për dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Sipas tij, PD është në mesin e një beteje dhe ajo e ka liderin, që duhet të vazhdojë këtë betejë.
‘Analiza është pjesë e normalitetit të funksionimit të një partie, pas një procesi zgjedhor. Ka pjesë për marrje përgjegjësie, sepse analiza duhet të nisë nga seksionet e deri më lart. Ne jemi në një betejë të papërfunduar, nga beteja zgjedhore në një betejë ligjore. Ne nuk mund të pretendojmë që gabimet janë tek Basha, duke ligjëruar vjedhjet e Ramës. Nëse dikush thotë se largimi i Bashës do të zerojë vjedhjet e Ramës, atëherë haleluja. Por ne e kemi liderin dhe ai duhet të vazhdojë betejën. Nuk është momentin që të krijojmë beteja të tilla fiktive brenda forcës tonë politike.
E keqja ka një emër, duhet luftuar, hajdutin e votave e kemi aty. PD bëri gjithçka, pati program, vizion, lidership krijoi frymë, krijoi lëvizje, por këto ranë për momentin, pasi hajduti i strukturuar me mekanizma jo politikë, me shtetin në këmbë si strukturë grabitje vote, vodhi votat dhe kërkon të ripërsërisë mandatin e tij’, tha Luçiano Boçi.
Syri.net
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka denoncuar me emra personat që sipas tij kanë blerë vota për Partinë Socialiste dhe kanë...
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur pë humbjen e opozitës dhe veprimet që do të ndë...
Politike 3 Maj 2021, 19:47
TIRANË– Kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike, Grida Duma ka teguar publikisht se Partia Demokratike ka pasur oferta nga tre banda....
KINË- Raketa kineze March Long 5B, e cila disa ditë më parë solli në orbitë modulin e parë të stacionit hapësinor Tiangong, tani është jashtë kontrollit dh...
TIRANË– Kandidatja për deputete në listat e Partisë Demokratike, Grida Duma ka treguar një episod që i ka ndodhur në Rrogozhinë në ditën e 25 prillit. e ft...
TIRANË- Blendu Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Fevziu deklar...
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka deklaruar se procesi i administrimit të zgjedhjeve duhet që të vazhdojë deri në fund. Në një post...