Politike

“Me muskuj, me emrin Ervis”, Grida Duma denoncon të fortin në Rrogozhinë: Mori peng KZAZ-në, shefi i komisariatit kishte

3 Maj 2021, 19:20 Nga DOSJA
“Me muskuj, me emrin Ervis”, Grida Duma denoncon të fortin

TIRANË– Kandidatja për deputete në listat e Partisë Demokratike, Grida Duma ka treguar një episod që i ka ndodhur në Rrogozhinë në ditën e 25 prillit. e ftuar në “Open”, Duma tha se në Rrogozhinë është ndërprerë procesi pasi ish-kryebashkiaku bashkë me të birin ka kërcënuar komisinerët.

Më pas, sipas Dumës, një person me emrin Ervis e me muskuj kishte shkuar dhe ishte prezantuar si përfaqësues i KQZ-së në KZAZ dhe u kishte kërkuar komisionerëve të vazhdonin punën.

Duma shtoi se pas verifikimeve ka vërtetuar se ky person nuk ishte i KQZ-së, por një nga të fortët e zonës. Kandidatja për deputete ka treguar se më pas ka bërë kallëzimin. 

“Në Rrogozhinë kam qenë unë. Aty janë tre banda, i njohin ata të Rrogozhinës, s’ka nevojë ta dinë të gjithë shqiptarët. Më lajmëruan se kishte problematika. Më 25 prill komisionerët më morën dhe thonë ka ardhur ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës dhe djali i tij dhe na shajnë dhe na kërcënojnë se nuk po lejojmë votën familjare. Njoftova KQZ-në dhe u ndërpre votimi. U ndalua procesi. Pastaj njëri nga këta, si me muskuj, kishte shkuar si përfaqësues i KQZ-së dhe me ‘badge’ u kishte thënë komisionerëve të vazhdonin punën. Më lajmëruan sërish. Më thanë që ka shkuar njëri dhe u thotë të punojnë. Ma kalo në telefon u thashë. Ma kaloi. I thashë kush je ti zotëri, nuk më tha emër, u nisa për Rrogozhinë. Mora KQZ-në dhe me badge-n e tij kërkova verifikimin. Rezultoi që ky me emrin Ervis a diçka e tillë ishte futur aty me badge false, nuk kishte lidhje me KQZ-në. Çfarë s’kemi bërë atë ditë. E kemi mbajtur vendin me forcë deri sa të vinte shefi i komisariatit që tha se ishte në një vdekje në Tiranë. Më është dukur vetja si forca militare. Bëmë kallëzimin dhe në fund e transferuan nga SPAK tek prokuroria e Kavajës sepse nuk konsiderohej krim elektoral,”- tha Duma.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike grida duma zgjedhjet 25 prill 2021 grida duma zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll