Politike

E rrezikshme, Agjencia Hapësinore: Një raketë kineze mund të shpërthejë në ajër, pjesët mund të bien në qendrat e ban

3 Maj 2021, 19:39 Nga DOSJA
E rrezikshme, Agjencia Hapësinore: Një raketë kineze mund të

KINË- Raketa kineze March Long 5B, e cila disa ditë më parë solli në orbitë modulin e parë të stacionit hapësinor Tiangong, tani është jashtë kontrollit dhe së shpejti do të rrëzohet në Tokë. “Inmetro shkruan se raketa duhej të kryente një manovër për një hyrje të kontrolluar, por përkundrazi përfundoi gjithashtu në orbitë.

Objekti është rreth 30 metra i gjatë dhe 4.8 metra i gjerë, dhe me një peshë prej 21 tonësh tani është plotësisht jashtë kontrollit dhe po bie drejt Tokës. Për momentin është e vështirë të mësohet se kur do të rrëzohet, por gjithçka mund të zgjidhet brenda disa ditësh. Me siguri do të ketë informacion shumë më të saktë dhe të detajuar në 24 orët e ardhshme. Në kontakt me atmosferën e tokës, raketa do të përfshihet në flakë dhe ka shumë të ngjarë të shpërthejë, por shumë nga pjesët e saj mund të bien në sipërfaqen e tokës. .

” Është gjithmonë e vështirë të vlerësosh sasinë e masës së pjesëve që nuk shkatërrohen por një rregull i përgjithshëm i arsyeshëm thotë rreth 20-40% të masës origjinale do të bjerë në tokë”, tha kreu i Agjencisë Evropiane Hapësinore, Holger Krag.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike holger krag kina leshon raketen march long 5b holger krag kina leshon raketen march long 5b

Sondazh

Poll