Politike

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë, vrasja e Behar Sofias kalon në duart e SPAK: Vepruan si grup i strukturuar krimina

3 Maj 2021, 18:12 Nga DOSJA
Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë, vrasja e Behar Sofias kalon

TIRANË– Dosja për vrasjen e Behar Sofias ka kaluar në duart e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Vendimi është marrë sot, pasi drejtuesja e prokurorisë së Tiranës ka vendosur të shpallë moskopetencën për çështjen në fjalë.

Prokuroria e Tiranës ka argumentuar se 4 të ndaluarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, ndaj dhe ia ka kaluar kompetencat SPAK.

Deri më tani për krimin në fjalë janë vënë në pranga katër persona, Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Xhuliano Visha dhe Leonard Xhixha. Sipas hetimeve të deritanishme, ekzekutor është Shyti. Ai rezulton të jetë urdhëruar e paguar nga tre persona të tjerë. Por emri i njeriut që e donte Sofian të vdekur, nuk dihet ende.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike behar sofia vritet behar sofia behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll