Politike

Vendimi për DOSJEN! Basha nuk njeh zgjedhjet e 25 prillit, takon shefen e OSBE-së dhe krerët e PD-së: Fusni në ‘skaner’

3 Maj 2021, 17:00 Nga DOSJA
Vendimi për DOSJEN! Basha nuk njeh zgjedhjet e 25 prillit, takon shefen e

TIRANË– Kur ka kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike e ka një vendim: Mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit!  Paraditen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha nisi lëvizjet e para në selinë e Partisë Demokratike ku priti shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.

Për një orë e gjysmë në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha diskutoi për zgjedhjet e 25 prillit nën prezencën e Oerd Bylykbashit dhe Ivi Kasos. Gjatë mbledhjes me ta, mësohet se Basha bashkë me grupin e tij të ekspertëve i kanë shprehur shqetësim ODIHR-it për blerje të votave, për faktin se shumë qytetarëve u është bërë shantazh dhe për parregullsi gjatë procesit të votimit e numërimit të votave.

Vetë Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka sqaruar se Partia Demokratike prej ditësh është angazhuar duke mbledhur fakte dhe dëshmi për tjetërsimin e votës në 25 prill dhe do t’i përmbledhë ato në një dosje që do t’ia vërë në dispozicion institucioneve vendase, por dhe atyre ndërkombëtare.

Ndërsa pasdite, kryedemokrati mblidhi strukturën e Partisë Demokratike, bashkë me krerët e degëve. Gjatë mbledhjes Basha tha se nuk do të njihte rezultatin e 25 prillit që e nxorri me 59 ulëse në Kuvend, ndërsa ka paralajmëruar një tur në të gjithë Shqipërinë javën e ardhshme.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Do të vazhdojmë të grumbullojmë faktet,”- mësohet të ketë thënë Basha. Vetë kryedemokrati Basha u ka kërkuar krerëve të degëve të PD-së që t’i mbajnë strukturat e karikuara dhe të fokusohen në gjetjen e problematikave që janë hasur gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka urdhëruar që të bëhet një analizë e thellë e kandidatëve për deputetetë në listat e Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes Basha ka kërkuar që të gjithë kandidatët të futen në skaner dhet ë shihet nëse ata kanë bërë fushatë vetëm për vete apo edhe për partinë.

Këto takim vijnë një javë pas zgjedhjeve të 25 prillit që ishin të qeta dhe me incidente minimale në ditën e votimit ,por ankesat nga partitë nuk kanë munguar. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, dy kandidatët, Asllan Dogjani dhe Ermonela Felaj si dhe Boiken Abazi kanë kërkuar pamjet filmike nga KQZ për të parë procesin e numërimit.

PD e LSI akuzojnë PS-në se krijoi një industri elektorale dhe se vota u manipulua jo vetëm duke u blerë, por me një sërë mjetesh që deformuan vullnetin e qytetarëve. PS doli fituese me 74 mandate, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3.

Paralelisht, një grup nga Partia Demokratike kërkojnë dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Zenel Hoxha, Ibsen Elezi, Bujar Nishani e disa të tjerë janë shprehur publikisht se PD-ja ka nevojë për një riformatim dhe një lidership të ri.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha takon strukturat e pd-se doreheqja e lulzim bashes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha takon strukturat e pd-se doreheqja e lulzim bashes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll