Bota

Sipas sondazheve, zgjedhjet në Gjermani do t’i fitojnë “Ambjentalistët”, konservatorët dhe Angela Merkel ‘bien’

3 Maj 2021, 19:05 Nga DOSJA
Sipas sondazheve, zgjedhjet në Gjermani do t’i fitojnë

GJERMANI-Zgjedhjet po afrojnë në Gjermani dhe duket se sipas sondazheve të kryera deri tani, partia e Angela Merkel po ‘bie’.

6 nga 10 sondazhe të publikuara javët e fundit i vendosin në krye ambientalistët, të cilat spostojnë sipas tyre në vend të dytë koalicionin qeverisës kristian-demokrat, të Angela Merkelit.

Anketimet i japin Partisë së Gjelbër fitoren në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen pas 5 muajsh. Peisazhi politik i vendit ka qenë shumë më rezistent ndaj luhatjeve të pushtetit sesa ai i mjaft fqinjëve europianë.

Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se konservatorët, që kanë drejtuar vendin këto 16 vitet e fundit, mund të humbasin fronin e partisë më të madhe të Bundestag në 26 shtator. Annalena Baerbock do të jetë kandidatja për kancelare e partisë ambientaliste “Aleanca 90-të/Të Gjelbërit”. Juristja deklaron se i kanë mjaft të qarta idetë për postin e kancelarit në Gjermani.

“Qëllimi është, të ndryshojmë në vend që të premtojmë”, thotë ajo. Në sfondin e kuotave të larta që ka arritur partia qysh nga viti 2018 në sondazhet elektorale, për herë të parë ekologjistët vendosën të emërojnë një kandidat për kancelar në zgjedhjet parlamentare.

Baerbock shfaqet plot besim në vetvete, edhe pse nuk ka përvojë në qeverisje.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gjermani zgjedhjet ne gjermani gjermani zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2021, 16:42

SHBA–CEO i Tesla, miliarderi Elon Musk, ka ngritur një hipotezë ku thotë se realiteti ku jetojmë është një ‘simulim kompjuterik’Sipas mediave, debati ka nisur p...