Aktualitet

Sekuestro mbi ‘Golden Resort’? GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit: I just

3 Maj 2021, 10:00 Nga DOSJA
Sekuestro mbi ‘Golden Resort’? GJKKO rrëzon kërkesën

TIRANË– Operacioni “Forca e Ligjit” ka pësuar një tjetër goditje, pikërisht me aksionin ndaj Altin Hajrit. Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së pronarit të “Golden Resort”.

Në arsyetimin e bërë në sallën e ligjit, trupa gjykuese ka dalë në përfundimin pasuria s’duhet të konfiskohet dhe t’i kalojë shtetit pasi ka burime të mjaftueshme të ardhurash për ta justifikuar.

OFL vendosi sekuestro ndaj resortit pas dyshimeve se aty u mbajt peng dhe ekzekutua Jani Prenga, por këto akuza të ngritura ende nuk janë vërtetuar. Hetuesit kanë siguruar pamje filmike nga momenti kur Prenga tërhiqet zvarrë, por edhe pas më shumë se një viti nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e tij.

Prenga u rrëmbye dhe u vra më datë 17 janar të këtij viti, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij. Fillimisht RENA zbarkoi në Shijak dhe u vu në ndjekje e në arrestim të grupit Hajri, pronarë të kompleksit “Golden”. Deri më tani rezulton se gjithçka ka nisur pas grabitjes së 260 kg kokainë nga vëllai i tij Astrit Prenga në Britaninë e Madhe.

Dyshohet se pas grabitjes së kokainë, ishte Dritan Rexhepi, por që ky i fundit ka mohuar gjithçka. Nën hetim për këtë çështje është edhe Gentian Docaj Fuqini nga Shkodra, i cili ka kontaktuar edhe me vëllezërit e Prengës duke kërkuar që t’i kthehet kokaina në këmbim të jetës së tij.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri jani prenga ofl pengmarrje ne kamez altin hajri jani prenga ofl pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll