Bota

Arrestohet anëtari i bandës së drogës së Pablo Escobar, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej kohësh

3 Maj 2021, 08:41 Nga DOSJA
Arrestohet anëtari i bandës së drogës së Pablo Escobar,

BRAZIL– Ditën e djeshme është arrestuar trafikanti kolumbian i cili kërkohej nga Interpoli prej kohësh. Anëtari i kartelit të Medellín, Efe Sullivan Loisa Durango, u arrestua pranë trafikantëve kolumbianë të drogës në shtëpinë e tij në Duque ji Cassia, Rio de Janeiro, shkruajnë mediat e huaja.

Ai u dënua në 2019 në Kolumbi për trafik droge dhe që atëherë ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, tha policia federale braziliane përmes Tëitter.

Pas largimit të tij në Brazil, ai koordinoi blerjen, shitjen dhe trafikimin e kokainës, morfinës, heroinës dhe metamfetaminës në emër të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe mori shuma të mëdha parash për të”, njofton policia federale.

Dënimi i 36-vjeçarit në 2019 kishte të bënte me rolin e tij aktiv në trafikun e drogës nga Kolumbia në Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Karteli Medellin u themelua në 1970 nga Pablo Escobar, i cili më vonë u bë tregtari më i njohur në botë i drogës.

(kl.m./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota efe sullivan loisa durango pablo escobar efe sullivan loisa durango pablo escobar

Sondazh

Poll