Politike

“Dëshmitar” i projektit për rishikimin e hartës së Ballkanit, REAGON ASHPËR Rama: E turpshme! Unë kurrë s’kam thën

3 Maj 2021, 10:08 Nga DOSJA
“Dëshmitar” i projektit për rishikimin e hartës

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas publikimit të artikullit në “Der Standard” lidhur me teorinë e ndryshimit të kufijve në rajonin e Ballkanit. Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se kurrë nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me dokumentin “non paper”, i cili ka si projekt autonominë e Kosovës së Veriut.

Ndërsa shton se as ka komentuar projektin e homologut slloven, Janez Jansa për shpërbërjen e Bosnje Herzegovinës, dhe ndarjen e territorit me vendet e tjera, edhe pse disa kohë më parë e pranoi se e kishte parë hartën. (Shiko këtu)

Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë kaq me reputacion të mirë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës. E turpshme!,”-shkruan Rama. 

Po çfarë shkruante “Der Standard” për kreun e qeverisë shqiptare?

PJESË SHKËPUTUR NGA ARTIKULLI: 

“Kryeministri shqiptar Edi Rama u tha mediave shqiptare se ai kishte parë  hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë,”-shkruhet ndër rreshta.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama letra per kufijte e janez jansa non paper per kosoven prejardhja e non paper edi rama letra per kufijte e janez jansa non paper per kosoven prejardhja e non paper

Sondazh

Poll