Art&Argëtim

PRAPASKENAT e Eurovizion/ Rrëfehet Anxhela Peristeri: Kur xhirova klipin e “Si po jetoj”, kam qenë shumë rëndë psikolog

2 Maj 2021, 14:08 Nga DOSJA
PRAPASKENAT e Eurovizion/ Rrëfehet Anxhela Peristeri: Kur xhirova klipin e

TIRANË– Këngëtarja Anxhela Peristeri ka treguar një moment në jetën e saj kur nuk ka qenë mirë psikologjikisht.

E ftuar në “Nostalgji Muzikore” në Top Channel, Peristeri tha se kur ka xhiruar klipin ë këngës “Si po jetoj”, regjisorit nuk i është dashur të lodhej fare me të pasi ka qenë e rëndëuar psikologjisht sepse në të njëjtën ditë babai i saj po futej në sallën e operacionit.

“Të them të drejtën kur kam xhiruar këtë klip kam qenë në një gjendje shumë të keqe psikologjike sepse e kam patur babin në spital. Atë ditë operohej dhe në të njëjtën ditë unë kisha xhirime e duhet të shkoja. Nuk e kishim menduar, por kjo gjë më ndihmoi goxha për ta përcjellë këngën ashtu siç duhej dhe regjisori nuk vuajti fare me mua atë ditë,”- tha Anxhela.

Këngëtarja zbuloi edhe disa nga prapaskenat e Eurovizion. Anxhela Peristeri tha se do të jetë pa trupë baleti dhe se për veshjen që do të ketë po punohet prej dy muajsh.

“Po e zbuloj këtu sepse nuk kam zbuluar asgjë nga performanca, por do jem vetëm, pa trupë baleti. Veshja do të jetë pjesë e performancës, por nuk po e zbuloj ende edhe pse ka 2 muaj që punohet për të. Me ato që kam folur, më kanë thënë që duhet të shijoj shumë të gjithë rrugëtimin. Nuk ka diçka që duhet dhe nuk duhet bërë, secili ka trurin e vet. Ne çdo vit kemi çaluar në performancë, kështu që unë këtë vit kam vendosur t’i jap shumë rëndësi performancës skenike. Shumica nga kolegët më kanë mbështetur. Unë kam instikte për ta dalluar kush e bën tamam e kush se duhet. Me rëndësi të dalim mirë dhe pse jo, të arrijë i gjithë ekipi me fitore,”- tha Peristeri.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri anxhela peristeri

Sondazh

Poll