E ka kaluar Covidin? Elvana Gjata flet për herë të parë për vështirësitë e pandemisë: Makth i madh, këndoja me maskë
2 Maj 2021, 05:06Nga DOSJA
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Elvana Gjata në emisionin ‘Soiree’ foli edhe për kryefjalën e kohëve të fundit, siç është covidi.
Këngëtarja zbuloi se ende ajo nuk është infektuar, por prindërit e saj po dhe për të ka qenë makthi i saj më i madh.
“Covidin se kam kaluar ende. Kam kaluar sigurisht një periudhë shumë të vështirë mund të them me bindje që më ka ndryshuar shumë, sepse unë jam një njeri modest, me këmbë në tokë, por kjo periudhë më ka bërë që të jem edhe më shumë dhe t’i vlerësoj e t’i dua edhe më shumë gjërat e vogla. I jam përkushtuar totalisht familjes. Kam kaluar shumë kohë me ta dhe është diçka që do ta bëj edhe më shumë e nuk do ndalem edhe pse gjërat duken sikur po rikthehen në normalitet. Familja për mua është gjëja më e rëndësishme që unë kam. Në fakt as motra nuk e ka kaluar, prindërit po dhe ky ishte makthi më i madh që mund të përjetoja. Që kur dëgjuam për pandeminë në fillim, frika ime më e madhe ishte sigurisht ata. Ditën kur mora vesh që ata ishin infektuar, ishte shumë e rëndë. Lavdi Zotit nuk e kaluan aq rëndë saç prisja. Konkluzioni është që ata sot janë mirë. I dua shumë ata. Janë pika ime e dobët”, ka treguar Elvana Gjata.
Edhe pse ka qenë e vështirë për të, ajo ka treguar se nuk është ndaluar në asnjë moment së krijuari muzikë, ama është detyruar të këndojë me maskë.
“Mua më është dashur që të bëj muzikë, të krijoj muzikë me maskë. Kam qenë e detyruar të këndoj me maskë. Kam kënduar më maskë në studio sepse nuk kam qenë vetëm dhe ka qenë një situatë vërtet shumë e çuditshme, e vështirë. Duhej të përshtateshe patjetër me këtë gjë, por ia dola që ta përballoj këtë situatë me sukses. Me gjithë vështirësitë që kisha, nuk doja që të dilja nga fokusi dhe fokusi im ishte të vazhdoja e të zhvilloja këtë trashëgimi time muzikore që unë doja të sillja në këtë album”, është shprehur Elvana.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DashiËshtë diçka e mrekullueshme që ju keni një qëllim të ri dhe yjet ju këshillojnë që të punoni mbi këtë qëllim sa më shpejt që të jetë e mundur, ...
POLONI– Një mumje egjiptiane që dikur besohej se i përkiste një prifti ka shokuar shkencëtarët polakë. Në të vërtetë është zbuluar se trupi i balsamosur i...
TIRANË– Këngëtarja Elvana Gjata ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri, duke dhënë detaje lidhur me jetën e saj private. E ftuar në ...
TIRANË– Një video e Princ Mile teksa arrestohet nga Policia e Shtetit ka bërë xhiron e rrjetit. Konkurrenti i “Për’puthen” shihet duke u shoqëruar së...
TIRANË- Dosja.al publikoi një histori të shkëputur nga një novelë e shkrimtarit francez, Gijom Apoliner (frëng. Guillaume Apollinaire), i cili shkruante li...
Art&Argëtim 1 Maj 2021, 14:55
ITALI– Aktorja angleze Helen Mirren ka bashkuar forcat me komedianin italian, Checco Zalone, për të motivuar skeptikët që të injektohen me vaksinat anti-C...
PRISHTINË– U tha se është shtatëzan pas publikimit të një fotoje ku mbante në dorë një tullumbace ku shkruhej “Djalë apo vajzë”, Big Mama përgënjeshtron zë...
TIRANË-Një nga reperët më të përfolur në showbiz, Noizy njihet për raportin e veçantë që ka me familjen.Shpesh nëpër intervista ai ka përmendur nënë...