Art&Argëtim

Falimenton Robert De Niro/ Pandemia dhe divorci e rrënojnë! Pranon të punojë 6 ditë në javë 12 orë, merr përsipër çdo

2 Maj 2021, 10:16 Nga DOSJA
Falimenton Robert De Niro/ Pandemia dhe divorci e rrënojnë! Pranon

SHBA– Aktori i njohur hollivudian, Robert De Niro është drejt falimentimit dhe ka pranuar të punojë 6 ditë në javë për 12 orë në ditë dhe të bëjë çdo rol që i ofrohet.

Për falimentimin e 77 vjeçarit, shkaku kryesor sipas avokatit të tij është divorci nga ish-bashkëshortja, Grace Hightower, me të cilën u martua në 97-n dhe qëndruan bashkë deri në 2018-n, duke pasur edhe 2 fëmijë, por De Niro ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga martesa të mëparshme.

‘Wonderwall’ shkruan se sipas avokatëve, divorci dhe pandemia rrënuan financat e aktorit e se nuk mund t’i paguante më 1 milion dollarë në vit ish-bashkëshortes që njihet për shpenzime të çmendura.

Ish bashkëshortja e tij, e akuzon fituesin e 2 herë të çmimit Oskar se nuk menaxhon si duhet të ardhurat. Avokati i ish-bashkëshortes tha se De Niro fitoi 5 milionë dollarë nga filmi “The Irishman”, por i harxhoi ato me pushime të shtrenjta dhe blerjen e një kantine vere.

(e.k)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz falimenton de niro grace hightower robert de niro falimenton de niro grace hightower robert de niro

Sondazh

Poll