Art&Argëtim

“Ngeli duke vajtuar e shkreta”, Elvana Gjata i kthen përgjigje komentuesit: Gjithsecili ka dramat e tij

2 Maj 2021, 05:36 Nga DOSJA
“Ngeli duke vajtuar e shkreta”, Elvana Gjata i kthen përgjigje

TIRANË– Elvana Gjata ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” për të folur për albumin e saj më të fundit “Çelu”, por edhe për detaje përtej jetës artistike.

Gjatë bisedës, Elvana u gjend edhe përballë disa komenteve pikante që fansat e saj i kanë bërë nëpër rrjete sociale, e cila nuk ngurroi aspak për t’ju përgjigjur.

“E kjo ngeli duke vajtuar e shkreta”, ishte një ndër komentet që lexoi Elvana, e cila iu përgjigj kështu: “Gjithsecili me dramat e tij të lutem. Gjithsecili ka dramat e tij. Megjithatë, e rëndësishme është që të dish t’i kalosh. Të gjesh forcën brenda vetes dhe t’i kalosh”.

Ndërsa një ndër pyetjet që i është bërë më shpesh nga fansat në rrjete sociale është kuptimi i fjalës “kunadhe”, që është edhe titulli i një ndër këngëve më të suksesshme të “Çelu”.

Këtë pyetje ma bën kushdo. Kunadhaja është një kafshë, midis maces dhe dhelprës. Është një kafshë shumë dinake, shumë e shkathët, shumë e zgjuar dhe që ia del gjithmonë. Patjetër dhe shumë loznjare”, ka treguar Elvana.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata elvana gjata

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2021, 14:55

ITALI– Aktorja angleze Helen Mirren ka bashkuar forcat me komedianin italian, Checco Zalone, për të motivuar skeptikët që të injektohen me vaksinat anti-C...