Art&Argëtim

E mendonin prift, dhe i kishin vendosur emër/ ‘Pashë këmbën, aty e kuptova…’, shkencëtarët polakë bëjn

1 Maj 2021, 19:32 Nga DOSJA
E mendonin prift, dhe i kishin vendosur emër/ ‘Pashë

POLONI– Një mumje egjiptiane që dikur besohej se i përkiste një prifti ka shokuar shkencëtarët polakë. Në të vërtetë është zbuluar se trupi i balsamosur i përket një gruaje, e cila në momentin që kishte ndërruar jetë ishte në pritje të një fëmijë.

Marzena Ozarek-Szilke, një antropologe, kur po skanonte mumjen pikasi diçka që i mori vëmendjen: Kur pashë legenin, u interesova për atë që kishte brenda … Mendova se pashë një këmbë të vogël. I thirra bashkëshortit tim dhe ai ma konfirmoi. 

Për dekada, mendohej se mumja i përkiste një prifti të lashtë egjiptian të quajtur Hor-Dehuti. Shkaku i vdekjes nuk është i qartë, por Ozarek-Szilke tha se shtatzënia mund të ketë lidhje.

“Është e mundur që vetë shtatzënia të ketë kontribuar në vdekjen e kësaj gruaje. Tani kemi ilaçe moderne. Dikur ishte e pamundur ”, tha ajo.

Tanimë mumja po riinspektohet nga shkencëtarët për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të mësuar arsyen se përse fetusi ishte lënë në trupin e të ëmës.

Marrë nga Reuters

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kuriozitete kuriozitete marzena ozarek-szilke marzena ozarek-szilke

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2021, 14:55

ITALI– Aktorja angleze Helen Mirren ka bashkuar forcat me komedianin italian, Checco Zalone, për të motivuar skeptikët që të injektohen me vaksinat anti-C...