Bota

Prekëse! Aktori shqiptar i infektuar me COVID kujton vajzën e ndjerë për ditëlindje, poston foton nga shtrati: S’të erdh

2 Maj 2021, 10:02 Nga DOSJA
Prekëse! Aktori shqiptar i infektuar me COVID kujton vajzën e

KOSOVË– Aktori Çun Lajçi ndodhet i shtruar në repartin e Pulmologjisë në Kosovë, pas infektimit me COVID. Ditën e sotme ai ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë në ditën e lindjes së saj.

Me anë të një postimi rrëqethës në ”Facebook’, teksa shihet me maskë oksigjeni dhe i shtruar në spital, Lajçi prek me fjalët kur shkruan se për shkak të sëmundjes, nuk mundi dot të shkojë te varri i vajzës.

POSTIMI:

A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Gëzuar me ëngjëjt

A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye…

Posted by Çun Lajçi on E diel, 2 Maj 2021

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora çun lajçi çun lajçi

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 07:41

Shkenca e vaksinave pas pandemisë

Virusi i parë të cilit iu bë sekuenca e gjenomës ishte një krijesë e errët e vogël e quajtur MS2. 3569 bazat nukleotide të ARN-së që përmbante u publikuan në vi...

Bota 1 Maj 2021, 21:00

Portugalia lehtëson masat e koronavirusit

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Ky shtet është ...