Bota

Boris Johnson në hall! Ka të njëjtin numër prej 15 vitesh, përfundon online, kritikët: Problemi me të është se u përgj

1 Maj 2021, 19:00 Nga DOSJA
Boris Johnson në hall! Ka të njëjtin numër prej 15 vitesh,

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Boris Johnson thuhet se ka të njëjtin numër celular prej 15 vitesh, i cili është lehtësisht i zbulueshëm përmes Google. Megjithëse lajmi ka marrë dhenë zyra e Johnson nuk i ka adresuar “fjalët”, por ka nisur një fushatë për zhdukjen e tij nga interneti.

Johnson, sipas raporteve të medias këtë javë, e kishte zakon të shpërndante numrin e tij celular tek cilido që takonte, edhe pse kishte të njëjtin që nga viti 2006, dy vjet para se të bëhej kryebashkiak i Londrës dhe 13 para se të bëhej kryeministër. 

Detajet e kontaktit të Johnson u gjetën të bashkangjitura në pjesën e poshtme të një njoftimi për shtyp të vitit 2006. Deklarata u redaktua por numri ende qarkullon në rrjet. 

Është e mundur që kryeministri të ketë ndryshuar numër derimë tani, ashtu siç e kanë këshilluar bashkëpunëtorët e tij për një kohë të gjatë. Edhe para se lajmi i numrit të bëhej viral, Johnson thuhet se ishte “masakruar” me thirrje nga qytetarë që kërkonin ndihmën e tij, deri në pikën ku ndërhynte në punën e tij.

“Problemi me Boris është se ai u përgjigjet të gjithëve,”– tha një burim qeveritar për Telegrafin në fillim të këtij muaji, duke vënë në dukje se Johnson shpesh kishte vështirësi të mos i përgjigjej celularit.

Marrë dhe përkthyer nga RT

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota boris johnson numri i telefonit te boris johnson boris johnson numri i telefonit te boris johnson

Sondazh

Poll