Bota

E frikshme në SHBA/ Sulm brenda kazinosë, një person qëllon me armë ndaj klientëve, dëshmitarët të tronditur: U dëgjua

2 Maj 2021, 06:46 Nga DOSJA
E frikshme në SHBA/ Sulm brenda kazinosë, një person qëllon

SHBA– SHBA nuk po gjen qetësi! Një tjetër sulm me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kazino në Winsconsin. Një person i armatosur ka hyrë brenda duke qëlluar ndaj gjithë personave që ishin brenda. Mësohet se të plagosur kanë mbetur 7 persona. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e agresorit.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital. Ende nuk bëhet i ditur identiteti apo shkaku pse i riu ka kryer një veprim të tillë.

Dëshmitarët janë shprehur se dëgjuan të shtëna të shpejta e se oficerët u panë duke nxjerrë armët teksa hynin në kazino.

‘Krejt papritur dëgjojmë një stuhi masive të shtënave – 20 deri në 30 të shtëna me siguri,’ tha një prej dëshmitarëve për ‘WBAY-TV’. ‘Ne u ngritëm duke vrapuar drejt autostradës … Duhej të kishte pasur 50 makina policësh që vinin në autostradë. Ishte e çmendur. ‘- raporton Daily Mail.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota sulm me arme ne shba sulm me arme ne shba

Sondazh

Poll

Bota 1 Maj 2021, 21:00

Portugalia lehtëson masat e koronavirusit

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Ky shtet është ...