Bota

Anthony Fauci flet për shpërthimin e COVID në Indi: Askush s’do të mbyllet, por vetëm një bllokim shumë-javor mund

1 Maj 2021, 19:43 Nga DOSJA
Anthony Fauci flet për shpërthimin e COVID në Indi: Askush

INDI– Këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci sugjeroi që India të vendosë karantinë disa javore për të ndaluar valën e pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë me shtypin indian, Fauci tha se një mbyllje “e menjëhershme” është e vetmja mënyrë për të ndalur përhapjen e virusit.

“Masa nuk duhet të zgjasë ‘gjashtë muaj’, mund të jetë e përkohshme për të ndaluar ciklin e transmetimit. Askujt nuk i pëlqen të mbyllet, por nëse e bën siç duhet për disa javë, mund të ndikosh ndjeshëm në dinamikën e pandemisë. India është në një situatë shumë të vështirë dhe të dëshpëruar. Më duket se është një situatë e dëshpëruar. Nuk e di nëse India ka krijuar një grup krizash që të organizojë gjërat. Për shembull, vaksinimi i njerëzve tani, është një gjë që iu duhet absolutisht- është thelbësore – por nuk do të lehtësojë problemin e njerëzve që kanë nevojë për oksigjen. Prandaj kujdesu për njerëzit tani. Është koha që vendet e tjera të përpiqen të zbusin problemin e menjëhershëm që ka India,”-tha Fauci. 

Në mbarë vendin, India ka regjistruar më shumë se 400,000 raste të reja brenda ditës, ndërsa spitalet janë mbushur me pacientë, ka mungesë të shtretërve, ilaçeve dhe oksigjenit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota anthony fauci koronavirusi ne indi anthony fauci koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll