Politike

Basha uron besimtarët ortodoksë për Pashkët: Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat dhe vatrat e çdo familje shqiptare!

2 Maj 2021, 07:05 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Me anë të një postimi, Basha uron që drita e ringjalljes ti mbushë zemrat dhe vatrat e çdo familje shqiptare me shpresë dhe besim.

URIMI I BASHËS:

Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Në të gjitha kishat ortodokse të vendit, për vitin e dytë radhazi, po kremtohet festa më e rëndësishme e kalendarit ortodoks, e ndikuar nga masat anti COVID.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha pashket ortodokse lulzim basha pashket ortodokse

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2021, 06:18

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një foto me djalin e vogël Zaho në Vuno. Rama i uron mirëmëngjes qytetarëve ndërkohë që në foto shi...