Politike

DENONCIMI I FORTË! Tritan Shehu: PS ka premtuar për votën kultivimin e drogës

1 Maj 2021, 21:00 Nga DOSJA
DENONCIMI I FORTË! Tritan Shehu: PS ka premtuar për votën

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu ka bërë një denoncim të fortë për shkeljet e bëra në procesin zgjedhor. Në një intervistë për “ORA”, Shehu tha se ai bashkë me kolegët po përgatisin një dosje për krimet zgjedhore.

Sipas tij, ka pasur raste kur qytetarëve u është premtuar dhe lejimi i kultivimit të lëndëve narkotike në këmbim të votës për maxhorancën.

“Institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë duhen sqaruar për ato që ndodhën në procesin zgjedhor. Unë jam në Gjirokastër dhe po përgatisim një dosje me deformimet e këtij procesi për t’ia çuar qendrës. Dosje të tilla po përgatiten në shumë qytete dhe do të dëshmojnë shkeljet e bëra jashtë standardeve evropiane dhe deri te keqpërdorimi i institucioneve e administratës dhe pagesave publike. Ka pasur premtime që u është lejuar kultivimi i drogës që të votojnë mazhorancën,“-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike krimi zgjedhor 2021 tritan shehu zgjedhjet 25 prill 2021 krimi zgjedhor 2021 tritan shehu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll