Politike

Denoncimi i Boiken Abazit: Vetëm në 1 KZAZ na rezultojnë 28 vota të prishura qëllimisht, çfarë zbuluam nga pamjet filmike

1 Maj 2021, 20:37 Nga DOSJA
Denoncimi i Boiken Abazit: Vetëm në 1 KZAZ na rezultojnë 28 vota

TIRANË– Kandidati i pavarur, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi ka denoncuar me foto, atë që sipas tij është tjetërsimi i votës së hedhur për të. Në rrjetet e tij sociale, Abazi shkruan se pasi u morën pamjet filmike nga keq, aktivistët e tij kanë vënë re se në KZAZ-në nr. 30 në Tiranë ai ka marrë 3 vota të rregullta, ndërsa shton se shumë vota janë prishur qëllimisht.

“Mbrëmë morëm nga KQZ-ja një pjesë të konsiderueshme të pamjeve filmike nga Qendrat e Numërimit për Qarkun Tiranë, ku kam kandiduar si i pavarur. Gjetjet e ekipit janë domethënëse, si në vijim: Votat e raportuara nga KQZ-ja për 8 Qendrat e Votimit të Njësisë Administrative Bërzhitë për kandidaturën time janë në total 3. Në ndërkohë, nga monitorimi i ekipit të aktivistëve i pamjeve filmike për 8 Qendrat e Votimit del që: 2 vota të tjera për kandidatin e pavarur kanë qenë të vlefshme, të sakta dhe nuk janë marrë parasysh e nuk janë pasqyruar në procesverbal, 21 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PS, 4 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PD, 1 votë ka tre shenja X: një për kandidatin e pavarur, një për PS dhe një për PD.  Kjo do të thotë se nga 3 vota, potencialisht në Bërzhitë numri i votave tona mund të ketë qenë 31,”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike boiken abazi krimi zgjedhor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 boiken abazi krimi zgjedhor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll