Plagosja e policit bashkiak në Berat/ Flet gruaja që jetonte në shtëpi me Mikael Kurtin: Policia e mori me dhunë dhe e rrah
1 Maj 2021, 15:23Nga DOSJA
BERAT– Pas ngjarjes që ndodhi pasditen e djeshme në lagjen “Kushtrim” në Berat ku një polic bashkiak u plagos me sqepar në dorë, ka reaguar Burbuqe Elezaj, gruaja që ishte futur prej disa vitesh së bashku me djalin e sëmurë në një shtëpi me Mikaelin, ku qeraja e shtëpisë paguhej nga bashkia.
Pas prishjes së shtëpisë në fshatin Palikësht nga përmbytjet dhe më pas nga tërmeti, Burbuqja dhe djali i saj i sëmurë janë strehuar nga bashkia, fillimisht në konviktin e vajzave të shkollës mekanike në lagjen “Dëshmorët e Kombit” ku u nxorrën me forcë nga policia, më pas tek Stadiumi Tomorri dhe prej disa vitesh në një ndërtesë dy katëshe në lagjen “Kushtrim”.
“Mua më sollën me djalin në këtë banesë dhe disa muaj më vonë në një nga dhomat e shtëpisë sollën e strehuan edhe Mikaelin. Nuk e kuptoj sesi bashkia solli për të jetuar një burrë në një shtëpi ku jetoja unë me djalin dhe pa burrë. Fillimisht u tremba por Mikaeli ishte njeri shumë i mirë dhe nuk ka shfaqur asnjëherë probleme. Dje erdhën rreth 15 punonjës të bashkisë për ta nxjerrë me forcë nga dhoma duke i thënë “dil se e ke shtëpinë tënde gati,na çelësat”. Dëgjova Mikaelin që po i thoshte se shtëpia ishte shqyer dhe pa derë, filluan debatet dhe më pas pashë disa pika gjak që po rridhnin nga dora e njërit nga policët bashkiak. Pastaj erdhi furgoni dhe Mikaelin e rrahën keq policat dhe e futën brenda në furgon” , ka thënë Burbuqe Elezaj.
Ajo ka deklaruar se,Mikaeli nuk ka asnjë problem mendon siç pretendojnë ta nxjerrin dhe se askush nuk e kishte lajmëruar më parë se duhet të dilte nga dhoma./Faxweb.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ANKARA– Turqia ka ditë që flet për mashtrimin e 2 miliardë dollarëve nga 27-vjeçari Faruk Fatih Özer. Mediat turke kanë bërë me dije se ministri i Brends...
Po ndodh ajo që pritej. Shkelja e masave anti-Covid gjatë fushatës elektorale po rrisin numrin e të infektuarëve nga koronavirusi. Shefi i Urgjencës Kombëtare t...
Pandemia i ka sjellë vështirësi një gruaje në kryeqytet për të marrë mbrapsht një borxh, meqënëse ajo ka frikë ta takojë personin që i dha paratë hua përpara se...
TIRANË– 105 leje drejtimi janë pezulluar gjatë një aksioni policor, pasi drejtuesit e mjeteve shkelën rregullat e qarkullimit rrugor. Policia bën me dije s...
TIRANË– ‘Defender 2021’, stërvitja ushtarake e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë, ku do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 2...
TIRANË- Avokati i Rudolf Nikollës, Isuf Shehi kërkon që klienti i tij të shtrohet në një spital për të sëmurët me probleme të shëndetit mendor. Shehi në nj...
TIRANË- 10 persona janë ndaluar në Rinas pasi tentuan të kalonin në aeroport me test të falsifikuar të COVID-19, të cilët janë proceduar penalisht. Polici...
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në aeroportin e Rinasit. Një avion i një linje ajrore sipas A2CNN që do të nisej mbrëmjen e djeshme nga Tira...
KOLONJË– Njyrat e pranverës kanë ‘pushtuar’ qytetin e bukur të Kolonjës. Në fotot e mbërritura në redaksinë e Dosja.al, duken lulet e pemëve të kajsisë, të...