Aktualitet

“Defender 21”!  Stërvitja më e madhe ushtarake nis më 4 maj, Ministria e Mbrojtjes jep detaje

1 Maj 2021, 13:02 Nga DOSJA
“Defender 21”!  Stërvitja më e madhe ushtarake nis

TIRANË– ‘Defender 2021’, stërvitja ushtarake e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë, ku do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet dhe në vendin tonë, në 7 baza të ndryshme.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Mbrojtjes njofton se “Defender 21” do të çelet më 4 Maj dhe pritet të zgjasë deri më 9 Qershor.

Në këtë stërvitje të organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere. “Defender 21” do të çelet më 4 Maj dhe pritet të zgjasë deri në 9 Qershor.

Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, do të përfaqësohen me rreth 1000 trupa. Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

Ju lutem, të gjithë ju që dëshironi të ndiqni stërvitjet dhe të gjitha aktivitet e planifikuara në kuadër të “Defender 21″ ku do të jenë të pranishme mediat, të na sillni akreditimet për grupet tuaja të xhirimit. Deri në përfundim të stërvitjes, unë do të jem pika e kontaktit për ju. Kështu ju lutem në këtë adrese emaili: [email protected], brenda ditës së Hënë të sillni emër, mbiemër, ID, nr telefoni (për grupin e xhirimit), si dhe targën e makinës.

Gjatë gjithë kësaj periudhe ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm për të gjitha aktivitet dhe ju do të furnizoheni me materiale për gjithçka që do të publikohet. Por për te gjithë ata që dëshirojnë të realizojnë diçka më specifike (kronika, speciale, reportazhe, dokumentare me ose pa intervista, apo çdo ide që do keni), ju lutem të na dërgoni kërkesën tuaj bashkë me akreditimin në mënyre që të kemi mundësi të shqyrtojmë dhe më pas të realizojmë me sa do mundemi kërkesat tuaja”, njofton ministria.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet defender europe 2021 ministria e mbrojtjes defender europe 2021 ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2021, 07:47

LAJM I FUNDIT/ Durrës, humbi jetën në punë, arrestohet pronari i banesës, nuk mori masat për të siguruar jetën e punonjësveVijon…(F.g/dosja.al)Rama është propoz...