Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 shkodranë

1 Maj 2021, 11:29 Nga DOSJA
Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19,

TIRANË- 10 persona janë ndaluar në Rinas pasi tentuan  të kalonin në aeroport me test të falsifikuar të COVID-19, të cilët janë proceduar penalisht. Policia bën me dije se gjatë kontrollit janë proceduar:  G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste falsifikuara të COVID-19. Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, shtetasit:

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara. Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve. Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar vijojnë bashkëpunimin e ngushtë edhe me autoritete e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet procedohen 10 persona ne rinas test i falsifikuar procedohen 10 persona ne rinas test i falsifikuar

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2021, 07:47

LAJM I FUNDIT/ Durrës, humbi jetën në punë, arrestohet pronari i banesës, nuk mori masat për të siguruar jetën e punonjësveVijon…(F.g/dosja.al)Rama është propoz...