Aktualitet

‘Supermashtruesi’ s’është arrestuar! Ministri i Brendshëm turk telefonatë me Çuçin, kërkon ndihmë për kapjen e bo

1 Maj 2021, 14:15 Nga DOSJA
‘Supermashtruesi’ s’është arrestuar! Ministri i

ANKARA– Turqia ka ditë që flet për mashtrimin e 2 miliardë dollarëve nga 27-vjeçari Faruk Fatih Özer. Mediat turke kanë bërë me dije se ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi duke i kërkuar kapjen dhe ekstradimin e Faruk Fatih Özer, i cili ka hyrë në Shqipëri disa ditë më parë.

Fillimisht nga mediat turke u pretendua se Faruk Fatih Özer u arrestua në Prishtinë pak ditë më parë, por sot “cumhuriyet” shkruan se emri i tij nuk ishte në listën e 29 emrave turq që ishin pjesë e “listës së zezë” të Interpolit. Duke saktësuar se i riu është ende i lirë. 

I riu nga Turqia, i cili akuzohet për mashtrimin e më shumë se 400 mijë personave, ka hyrë në Shqipëri pak ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe dyshohet se tanimë ndodhet në Kosovë. Ai dyshohet se është ndihmuar nga dy shtetas shqiptarë që gjithashtu janë në lupën e hetimeve të autoriteve turke, por nuk dihet asnjë detaj lidhur me identitetin e tyre. 

Özer themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet faruk fatih ozer faruk fatih ozer

Sondazh

Poll