Politike

ME VIDEO: Denoncimi nga Klosi, dalin PAMJET, Berisha flet me emra: Vëllai i shefit të Policisë voton për persona të tjerë

1 Maj 2021, 14:23 Nga DOSJA
ME VIDEO: Denoncimi nga Klosi, dalin PAMJET, Berisha flet me emra: Vëllai i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje nga një QV në Klos, ku pretendon se Bledian Dema ka votuar për persona të tjerë. Krahas videos, Berisha shkruan se Dema është vëllai i shefit të Policisë Bashkiake të Klosit dhe se pamjet janë filmuar brenda Qendrës së Votimit, ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Madje denoncuesi shton se pamjet filmike mund të konstatojnë edhe shkelje të tjera, përfshirë presionin e ushtruar mbi komisionerët.

“Shikoni se si Bledian Dema, vellai i shefit te policise voton per persona te tjere! Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Doktor mirdita ! Personi ne vidio quhet Bledian Doma vllai i shefit te policise bashkiake Klos . Siç shihet eshte duke votuar per persona te tjere. Nese do te hapen kamerat ne kete qender do te konstatohen shume shkelje ne procesin e votimit duke ushtruar presion mbi komisioneret,“-shkruan Berisha krahas videos.

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishin të qeta dhe me incidente minimale në ditën e votimit por ankesat nga partitë edhe këtë vit nuk kanë munguar. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Komisariatet 1 dhe 2 të policisë në Tiranë dhe dy kandidatët, Asllan Dogjani dhe Ermonela Felaj kërkojnë pamjet filmike nga KQZ për të parë procesin e numërimit. PD e LSI akuzojnë PS-në se krijoi një industri elektorale dhe se vota u manipulua jo vetëm duke u blerë, por me një sërë mjetesh që deformuan vullnetin e qytetarëve për të nxjerrë rezultatin: PS fituese me 74 mandate, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3. Madje demokratët kanë paralajmëruar edhe një dosje të plotë, përfshirë me denoncime për votat e pavlefshme që sipas tyre mund të ndryshojnë rezultatin. “Nismës” i është bashkuar edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka kërkuar rinumërim të votave.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bledian dema klos krimi zgjedhor 2021 sali berisha bledian dema klos krimi zgjedhor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll