Politike

Kërcënimi i kandidatit të Murrizit në Fier, reagon Meta: Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

1 Maj 2021, 10:53 Nga DOSJA
Kërcënimi i kandidatit të Murrizit në Fier, reagon Meta:

TIRANË – Presidenti lir Meta ka reaguar pas deoncimit të kandidatit në Fier, i cili pretendon se është kërcënuar, pasi deklaroi se i kanë vjedhur votat në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta bën apel të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore dhe që të vijojë me transparencë të plotë procesi deri në rinumërimin e votës së fundit të sovranit.

Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore! Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! ??”, deklaron Meta.

Andi Turhanaj, kandidat për deputet në Fier i partisë Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Myslim Murrizi ka kryer kallëzim penal në Policinë e Fierit për një kërcënim ndaj tij. Ai ka deklaruar se mesditen e së premtes, pasi ishte shprehur se ia janë vjedhur votat, e kanë kërcënuar dy persona, të cilët e kanë paralajmëruar të heqë dorë nga pretendimi.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi turhanaj ilir meta kercenohet kandidati per deputet andi turhanaj ilir meta kercenohet kandidati per deputet

Sondazh

Poll