Politike

‘Hiq dorë ose do të të zhdukim’, kërcënohet kandidati për deputet në Fier që deklaroi se i vodhën votat

1 Maj 2021, 10:02 Nga DOSJA
‘Hiq dorë ose do të të zhdukim’, kërcënohet

FIER– Andi Turhanaj, kandidat për deputet në Fier i partisë Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Myslim Murrizi ka kryer kallëzim penal në Policinë e Fierit për një kërcënim ndaj tij.

Ai ka deklaruar se mesditen e së premtes, pasi ishte shprehur se ia janë vjedhur votat, e kanë kërcënuar dy persona, të cilët e kanë paralajmëruar të heqë dorë nga pretendimi.

“Pas numërimit të votave, shumë vota tonat ishin bër abstenim. Deklarova se kësaj gjëjë do i shkoja dëri në fund sepse isha i bindur për njerëzit që më mbështëtën. Prapa pallatit më prisnin dy persona. Njëri ishte mrapa, tjetri mu afrua dhe më tha ‘hiq dore ose do të të zhdukim’, pastaj më shanë dhe ofenduan”, shprehet Turhanaj.

Sipas tij, shkak mund të jenë bërë deklaratat e tij ku pretendon se janë manipuluar votat, teksa është shprehur se çështjen do ta çojë edhe në prokurori.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi turhanaj kercenohet kandidati per deputet andi turhanaj kercenohet kandidati per deputet

Sondazh

Poll