Politike

Rikthehet Kuvendi më 4 maj, rend i ngjeshur dite, Hajdari, Murrizi, Gjuzi e Gjoni shijojnë seancat e fundit (URDHERESA)

1 Maj 2021, 10:06 Nga DOSJA
Rikthehet Kuvendi më 4 maj, rend i ngjeshur dite, Hajdari, Murrizi, Gjuzi e

TIRANË- Një seancë e beftë më 4 maj direkt pas zgjedhjeve të 25 prillit në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur urdhëresën që iu është drejtuar deputetëve aktualë të Kuvendit të cilëve iu kërkohet që të marrin pjesë në seancën e të martës për të miratuar 12 akte normative. Këto akte lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, pajisjen e qytertarve shqiptarë me pasaportë etj.

Në rend të ditës janë edhe 12 dekrete për kthim ligji nga kreu i shtetit, Ilir Meta duke nisur që nga Vettingu në Polici, Garda dhe SHÇBA.

Gjithashtu, kjo seancë risjell në Kuvend të “humburit e mëdhenj” të betejës së 25 prillit. Ata janë deputetët e opozitës së re dhe ata që nuk pranuan të digjnin mandatet. Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Ralf Gjoni, Andi Përmeti e Kujtim Gjuzi, duhet të shijojnë seancat e fundit të kësaj legjislature për ti hapur vendin të zgjedhurve me votë në 25 prill 2021.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike seanca plenare 4 maj 2021 seanca plenare 4 maj 2021

Sondazh

Poll