Aktualitet

Bëhuni gati të nisni sezonin e plazhit! I nxehti afrikan i afrohet Shqipërisë, temperaturat arrijnë mbi 32 gradë, maji sje

1 Maj 2021, 08:33 Nga DOSJA
Bëhuni gati të nisni sezonin e plazhit! I nxehti afrikan i afrohet

TIRANË– Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, i nxehti është i pranishëm në vendin tonë. Ditët e gjata me shi tashmë i kanë lënë vendin temperaturave të larta dhe kohës së përshtatshme për plazh. Një valë e parë e të nxehtit afrikan ka prekur Ballkanin Juglindor dhe do të influencojë edhe territorin e Shqipërisë,  duke sjellë temperatura tipike të stinës së verës.

Sipas meteorologes në RTSH, Rezarta Xhakollari, temperaturat do të arrijnë mbi 30-32 gradë në zonat bregdetare, në zonën e ulët por edhe në qytet malore parashikohet të arrijë deri në 28-29 gradë C. Sipas parashikimit të saj, ditët e para të muajit maj sjellin edhe rërën e Saharasë.

Përsa i përket ditëve të para të muajit maj, do të mbeten nën ndikimin e rrymave nga Saharaja, të cilat do të sjellin edhe rërën sahariane, por  në shtresat e larta të atmosferës mbetet  influenca e masave ajrore relativisht më të paqëndrueshme dhe fundjava, kryesisht dita e nesërme, e shtuna, do të kemi një sistem vranësirash shtresore dhe parashikohet të ketë reshje të pakta”.

Temperaturat në normalitet priten të rikthehen ditën e diel dhe në vazhdim.

Temperaturat do të mbeten të larta, sërish në zonat malore do të mbeten 28 gradë C, në bregdet dhe zonën e ulët do të jenë 30 gradë C.  Ndërsa ditën e dielë dhe më tej do të kemi një stabilitet të kushteve atmosferike, do të jetë një mot i alternuar  me kthjellime dhe vranësira dhe temperaturat do të zbresin me 5-6 gradë C, duke u rikthyer në normalitet”.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit rezarta xhakollari parashikimi i motit rezarta xhakollari

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2021, 07:47

LAJM I FUNDIT/ Durrës, humbi jetën në punë, arrestohet pronari i banesës, nuk mori masat për të siguruar jetën e punonjësveVijon…(F.g/dosja.al)Rama është propoz...