Aktualitet

Zbardhet zjarrvënia e 19 shkurtit në Lushnje, arrestohet 26-vjeçari, dyshohet se i vuri flakën 3 automjeteve në qendrën tr

1 Maj 2021, 07:36 Nga DOSJA
Zbardhet zjarrvënia e 19 shkurtit në Lushnje, arrestohet

FIER- Zbardhet zjarrvënia e 19 shkurtit në Lushnje ku gjatë një zjarri në parkingun e një qendre tregtare, u dogjën 3 makina dhe magazina e kompanisë. Në pranga është vënë një 26-vjeçar i identifikuar si Fridman Xhaferri. Ai akuzohet se është personi që i vuri flakën automjeteve. Gjithashtu, në një tjetër aksion policor në këtë qark është arrestuar një i mitur që qarkullonte me armë zjarri pa leje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lushnjë/Mallakastër
Vijon puna nga strukturat e DVP Fier për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave që mbajnë armë zjarri.
Në Lushnjë zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare ku u dogjën 3 automjete. Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies.
Në Mallakastër vihet në pranga një 17-vjeçar i cili dispononte armë zjarri pa leje.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregëtare.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Ninësh, në tokën e shtetasi M. J., gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri karabinë dhe disa fishekë të cilat i posedonte shtetasi N. S., 17 vjeç, banues në Ninësh, Mallakastër.
Në përfundim të veprimeve hetimore procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. S., për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fridman xhaferri zjarri ne lushnje fridman xhaferri zjarri ne lushnje

Sondazh

Poll