Aktualitet

Dhunohet personi që filmoi blerjen e votave nga PS në Lezhë, arrestohen 4 kushërinjtë, Ylli Kacoli u rrah për të bërë d

1 Maj 2021, 06:58 Nga DOSJA
Dhunohet personi që filmoi blerjen e votave nga PS në Lezhë,

LEZHË–Tri ditë pas denoncimit të një qytetari që deklaroi se kishte shitur votën e tij dhe të familjes në këmbim të 200 mijë lekëve të vjetra, një ngjarje e rëndë është zbuluar mëngjesin e të shtunës. Policia e Lezhës ka arrestuar 4 persona të cilët janë familjarë me njëri-tjetrin, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe kanë kërcënuar e dëmtuar automjetin e Ylli Kacolit, personit që filmoi dhe shpërndau videon e denoncimit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë; Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen ‘Besëlidhja’ Lezhë; Donald Paplekaj, 22 vjeç, banues në lagjen ‘Besëlidhja’ Lezhë dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Por çfarë ka ndodhur? 

Ata akuzohen se dje në mesditë kanë rrahur dhe kanë kanosur për të bërë kallëzim të rremë Ylli Kacolin. Kacoli, banues në Kamëz, Tiranë, drejtues i mjetit me targa AA2185JM, u kërcënua për shkak të shpërndarjes në rrjetet sociale të videos ku qytetari pohon se ka marrë 200 mijë lekë të vjetra për 4 vota për të votuar Partinë Socialiste. Qytetari që denoncoi ngjarjen është arrestuar ndërsa tashmë është dhunuar Kacoli, që dyshohet se e ka shpërndarë videon në media.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gezim paplekaj rezultati i zgjedhjeve ylli kacoli gezim paplekaj rezultati i zgjedhjeve ylli kacoli

Sondazh

Poll