Aktualitet

“Kape kape”/ Vrau vëllanë në Maqellarë, i gjithë fshati në ndjekje të 26-vjeçarit, nëna i bën thirrje të dorëzoh

30 Prill 2021, 21:08 Nga DOSJA
“Kape kape”/ Vrau vëllanë në Maqellarë, i

DIBËR- Banorët e fshatit Maqellarë i janë bashkuar efektivëve të policisë për të arrestuar Florian Tonuzin, i cili vrau vëllanë e tij ditën e djeshme. Operacioni për arrestimin e Tonuzit, filloi orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kurbeg, në Dibër, për shkak se policia kishte informacione se 26-vjeçari fshihej në këtë zonë.  

 Në një video të publikuar nga Abc News, shihen momentet e ndjekjes së Tonuzit nga banorët dhe policia. Në video shihen të gjithë banorët e fshatit të cilët vrapojnë së bashku me policinë për të kapur 26-vjeçarin, i cili ishte afruar varrezave për të parë varrimin e tw vëllait që vrau me thikë.

Në video banorët, dëgjohen t’i thonë njëri-tjetrit që ta kapin, ndërkohë nëna i bën thirrje që të dorëzohet.

“Kape, kape, Florian dorëzohu bëje për mua”,dëgjohen banorët.

Ditën e sotme është arrestuar 26-vjeçari Florjan Tonuzi, i cili një ditë më parë vrau vëllain e tij me thikë pas një konflikti. Ai është parë nga djemtë e lagjes, të cilët e kanë thirrur, por ai është larguar menjëherë, duke u futur në një banesë të braktisur.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet florian tonuzi florian tonuzi

Sondazh

Poll