Aktualitet

Simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit, “E Premtja e Zezë” kremtohet nga besimtarët Ortodoksë pavarësisht pandemisë, ritet

30 Prill 2021, 20:53 Nga DOSJA
Simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit, “E Premtja e Zezë”

SHQIPËRI- Sot është festuar ‘E Premtja e Zezë’ në Shqipëri, dita që simbolizon kryqëzimin e Jezu Krishtit. Për shkak të situatës së pandemisë në vend, festimet janë reduktuar, ndërkohë që riti kryesor në këtë festë, kalimi nën epitaf është bërë brenda ambjentet brenda katedraleve.  

Në qytetet e Vlorës dhe Korçës, ritet e të premtes së zezë janë kryer të gjitha brenda katedraleve dhe kishave, ndërsa në Berat kalimi i nën epitafit, ka bërë bashkë Katedralen e Shën Dhimitrit dhe Kishën e “Shën Spirillonit”, të cilat rreth orës 20:00 kanë bërë rrugëtimin e nën epitafit, i cili simbolizon varrin e Krishtit, në pedonalen e qytetit. Në videon e publikuar nga Abc News, shihet se si u kremtuan ritet fetare të se “Premtes së Zezë” nën ndikimin e pandemisë.  

E Premtja e Zezë, konsiderohet si një nga ritet më të rëndësishme për besimtarët Ortodoks, pasi në këtë ditë Jezu Krishti ndërroi jetë dhe u ringjall mesnatën e së shtunës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet e premtja e zezë jezu krishti e premtja e zezë jezu krishti

Sondazh

Poll