Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Spiropali: Janë 20 raste në SPAK, po hetohen për krime elektorale

30 Prill 2021, 19:25 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, Spiropali: Janë 20 raste në SPAK, po hetohen

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka konsideruar Presidentin Ilir Meta, si më të humburin në zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali ka thënë se krimet elektorale që janë bërë do të hetohen të gjitha nga SPAK. Spiropali u shpreh se Basha tani duhet që të provojë se është lideri i PD-së, ndërsa kur foli për Kryemadhin, Spiropali tha se ajo në zgjedhje hyri e mundur.

“Janë 20 raste sot për krime elektorale në SPAK që po hetohen dhe le të hetohen të gjitha, patjetër. Koka e Bashës duhet të mendojë me kokën e vet dhe ka rastin që të provojë që është lideri i PD-së. Monika hyri e mundur në këtë betejë dhe i munduri më i madh është presidenti Ilir Meta, ka marrë ndëshkim spektakolar nga populli shqiptar”, tha Spiropali.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elisa spiropali zgjedhjet 25 prill 2021 elisa spiropali zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2021, 16:46

TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nëse fleta e votimit do të ishte me emra, do të kishte më par...