Nuk arriti të siguronte një mandat në Kuvend, Spahia falenderon votuesit: Ata fituan betejën por lufta vazhdon
30 Prill 2021, 18:15Nga DOSJA
SHKODËR- Kandidati për deputet nga partia Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për PD-në. Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se ata zhvilluan një betejë të fortë, dhe për këtë gjithashtu ka falenderuar të gjithë komisionerët dhe numëruesit e PD-së. Spahia në fund të postimit shkruan se “e keqja”, duke iu referuar PS-së fitoi betejën, por që lufta do të vazhdojë akoma.
Postimi i plotë:
MIRENJOHJE DHE RESPEKT! Në pamundësi për t’ju falënderuar fizikisht secilin nga ju, dua t’ju shpreh mirënjohjen time me zemër për mbështetjen e pakursyer, që më dhatë në garën e 25 Prillit. Ajo mbështetje, që e kam ndjerë në vazhdimësi ndër vite kudo, që nga njerëz të njohur e panjohur në rrugët e qytetit tim, tek komshinjtë në lagjen time ku u rrita, tek të rinjtë e të rejat e deri tek miqtë e shumtë në rrjete sociale, ka qënë përgjegjësi dhe motivimi im për të qenë zëri juaj i pakompromis, në emër të Partisë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë.
Mirënjohje për ekipin energjik e të motivuar, që punoi me mua ditë pas dite e pa orar, për të përcjellë projektin tonë të ndryshimit për Shqipërinë. Kam marrë mbështetje, por edhe kam mësuar shumë prej të rinjve të talentuar të qarkut tonë, njohje të hershme apo të reja, të kthyera tashmë në miqësi që do vijojë të forcohet.
Zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Shkodrën tonë. Falenderime nga zemra edhe për miqtë, kolegët mjekë, personalitete të fushave të ndryshme, e të njohurit e shumtë brenda e jashtë vendit, që edhe duke mos qenë banorë të Shkodrës, më inkurajonin me vëmendjen e tyre sistematike gjatë kësaj fushate. Falenderime për familjen time, që më ka mbështetur pa kushte dhe me pasionin, përkushtimin dhe besimin e palëkundur në vlerat dhe aspiratat e Partisë Demokratike, të trashëguar nga një traditë e gjatë, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme.
Falënderoj gjithashtu komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe përfaqësuesit e PD, për impenjimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve e netëve të lodhshme. U jam pafundësisht mirënjohës! E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon! Unë do të jem gjithmonë aty për Shkodrën tonë, për Shqipërinë! Ju falem të gjithëve, Bardh Spahia
Bardh Spahia është kandidat i PD-së që ngeli jashtë Kuvendit për shkak në Shkodër PD-ja arriti me te merrte vetëm 5 mandate, ndërsa Spahia ishte në vend të 7-të.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Në hapsirën ‘Intervista e Ditës’ me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, drejtuesi politik i Pd në qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj, ka sqaruar se ...
FIER- Kandidati për deputet nga Partia Demokratike për qarkun Fier, Agron Kapllanaj ka falenderuar të gjithë qytetarët që e votuan. Në një postim në Facebook, K...
TIRANË- Miratimi i 11 dekreteve të Presidentit Ilir Meta është një nga pjesët e axhendës së seancës parlamentuare në 4 Maj. Sipas axhendës së publikuar, ma...
Politike30 Prill 2021, 16:46
TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nëse fleta e votimit do të ishte me emra, do të kishte më par...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se do të heq dorë nga drejtimi i partisë. Kjo gjë ka ardhur për shkak se PDK-ja nuk arrit...
SHQIPËRI– 2 mijë e 394 viktima, 19 mijë e 353 të infekuar aktivë dhe 109 mijë e 338 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vend që nga nisja e pa...
TIRANË– Përfundon pas thuajse pas një ore takimi mes sekretarit të shtetit sllovak, Martin Klus dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Mësohet se në takimi...
TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka bërë reagimin e parë pasi zgjedhjet e 25 prillit e lanë jashtë parlamentit. Përmes një statusi në Fac...
TIRANË– Të martën mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, deputetat, ministri dhe kryeministri Edi Rama do të rikthehen n...