Bota

Hagë/ Apeli refuzon kërkesën e krerëve të UÇK-së për mbrojtje në liri, nuk ka garanci nga institucionet e Koso

30 Prill 2021, 17:52 Nga DOSJA
Hagë/ Apeli refuzon kërkesën e krerëve të UÇK-së për mbrojtje

KOSOVË– Paneli i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar sot kërkesën për mbrojtje në gjendje të lirë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime në luftën e Kosovës për liri.

Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa duket qartazi se ka mbajtur linjën e njëjtë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou, ndonëse të tri këto organe do të duhej të funksiononin si të pavarura nga njëra-tjetra.

Sipas Telegrafit, apeli nuk u ka besuar as zotimeve të shtetit të Kosovës, me saktë nga Policia e Kosovës, se ka kapacitetet e mjaftueshme për të ofruar siguri në mbikëqyrjen e të akuzuarve gjatë kohës së qëndrimit ntë tyre në lirim të përkohshëm.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora hashim thaci jack smith jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage nicolas guillou rexhep selimi hashim thaci jack smith jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage nicolas guillou rexhep selimi

Sondazh

Poll