Bota

E rëndë në Indi/ Gruaja ndërron jetë pasi i merret oksigjeni për t’ja dhuruar një personi VIP

30 Prill 2021, 16:56 Nga DOSJA
E rëndë në Indi/ Gruaja ndërron jetë pasi i merret

INDI– Një video është bërë virale në Indi që tregon një burrë duke qarë dhe duke u lutur para policisë së Uttar Pradesh që të mos i marrë bombolën e oksigjenit të nënës së tij për t’ja dhënë një VIPI.

Sipas mediave të huaja, nëna e tij ishte shtruar në një spital privat në Agra në Uttar Pradesh për komplikime nga Covid-19, vdiq dy orë pasi policia dyshohet se mori oksigjenin.

Anmol Goyal, 22 vjeç, u pa në video duke lutur policinë jashtë Spitalit Upadhyay në Agra: “Nëna ime do të vdesë nëse i heq cilindrin e oksigjenit.” E vetmja gjë që mjeku tha se do ta ndihmonte, një cilindër oksigjeni, na u mor.”

Vëllai i vogël 17-vjeçar i Goyal, Ansh kishte dalë për të blerë një rregullator pasi kishte kuptuar se do t’u duhej një i tillë që cilindri të funksiononte. Të dy vëllezërit kishin vendosur bombola oksigjeni pranë shtratit të nënës së tyre në spital. Usha Goyal, 53 vjeç, ishte ankuar për marrje fryme në 26 Prill. Mjekët më herët u thanë vëllezërve se spitali nuk kishte më oksigjen. Dy orë më vonë, nëna e tyre vdiq.

Ndërkohë, Policia e Agra në Uttar Pradesh refuzoi këto pretendime të vëllezërve Goyal se bombola e oksigjenit iu mor nënës së tyre. Rohan P Botre, Mbikëqyrësi i Policisë së Agra-s tha për mediat: “Ishte një cilindër bosh që po merrej nga spitali për t’u rimbushur”.

Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë dhe mirëqenies familjare, të Premten, India pa një total prej rreth 386,000 rastesh Covid pozitive në 24 orët e fundit dhe rreth 3,498 vdekje. India ka parë më shumë se 200,000 vdekje Covid që nga fillimi i pandemisë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota anmol goyal koronavirusi ne indi usha goyal anmol goyal koronavirusi ne indi usha goyal

Sondazh

Poll