Bota

Një peticioni i kërkon Zonjës së Parë të SHBA, Jill Biden të rikthejë kopshtin e Shtëpisë së Bardhë në ‘lavdinë

30 Prill 2021, 15:49 Nga DOSJA
Një peticioni i kërkon Zonjës së Parë të SHBA,

SHBA– Më shumë se 50,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion në internet duke kërkuar që Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden të rivendosë Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë në “lavdinë e tij të mëparshme”.

Ish-Zonja e Parë Melania Trump hoqi disa pemë dhe disa nga lulet më shumëngjyrëshe vitin e kaluar.

Sipas BBC, ndryshimet e bëra nga Trump tregonin gjendjen e saj emocionale, ku sipas peticionit ndihej e vetmuar. Presidentët shpesh e përdorin kopshtin për konferencat për shtyp.

Megjithëse peticioni thotë se Melania Trump kishte hequr “pemët e qershisë, një dhuratë nga Japonia”, mediat amerikane kanë theksuar se ato në fakt ishin pemë molle dhe u mbollën diku tjetër.

Organizatorët e peticionit kërkojnë nga Jill Biden dhe zotëria i dytë, Doug Emhoff, i cili është i martuar me zëvendës-presidenten Kamala Harris, që ta marrin në dorë situatën dhe të rikthejnë kopshtin në modelin e mëparshëm të ish Zonjës së Parë, Jackie Kennedy.  Kennedy bëri një rinovim të madh të kopshtit në vitet 1960.

Zonja Trump u kritikua në kohën e ndryshimeve për të vazhduar me rinovimin kur vendi ishte në trashësinë e krizës Covid dhe rreth 150,000 kishin vdekur tashmë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jackie kennedy jill biden kopshti i shtepise se bardhe melania trump jackie kennedy jill biden kopshti i shtepise se bardhe melania trump

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2021, 14:52

PRISHTINË– Përplasje në Kosovë për çështjen e dialogut me Serbinë. Pak ditë më parë, kryeministri i zgjedhur Albin Kurti deklaroi se kur kishte marr...