Bota

“Të vras nëse nuk e shet shtëpinë”/ Kërcënoi babain, jepet dënimi për të riun shqiptar: 180 ditë burg

30 Prill 2021, 15:17 Nga DOSJA
“Të vras nëse nuk e shet shtëpinë”/

KOSOVË- Një i ri është dënuar ditën e sotme nga Gjykata e Ferizajt, për shkak se ka kërcënuar prindërin e tij.

I riu është shpallur fajtur pasi kërcënoi babain e tij në mënyrë që të shiste shtëpinë. Gazeta Ekspress shkruan se gjykata e ka dënuar të riun nga Ferizaj me 180 ditë burg për veprën penale të kërcënimit.  

“I pandehuri akuzohet se 08.05.2020, në shtëpinë e tyre në Shtime me qëllim të shkaktimit të ankthit apo frikësimit i kanoset seriozisht prindit –babait E.Q. se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, për shkak se i pandehuri po kërkonte nga prindërit e tij të shesin shtëpinë, kurse ata nuk pranonin i drejtohet me fjalë; të vras, krejt sendet e shtëpisë ka me i thye, qohna krejt i bëj kërrsh; me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pas këtij rasti i dëmtuari me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia” , thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora gjykata e ferizajt kercenoi babain per te shitur shtepine gjykata e ferizajt kercenoi babain per te shitur shtepine

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2021, 14:52

PRISHTINË– Përplasje në Kosovë për çështjen e dialogut me Serbinë. Pak ditë më parë, kryeministri i zgjedhur Albin Kurti deklaroi se kur kishte marr...