Bota

Bosi i Ndraghetës pendohet dhe është gati të bashkëpunojë me drejtësinë, kishte afera kriminale dhe në Shqipëri

30 Prill 2021, 15:26 Nga DOSJA
Bosi i Ndraghetës pendohet dhe është gati të

ITALI– Bosi i mafies kalabreze Nicolino Grande Aracri, 62 vjeç ka filluar të bashkëpunojë me drejtësinë. Lajmi u konfirmua nga burimet e Drejtorisë së Rrethit Anti-Mafia për agjencinë Ansa.

Bosi është në krye të një prej klaneve më të fuqishme Ndrangheta në Kalabri, me qendër në Cutro, por me degë në Emilia Romagna, Lombardi dhe Veneto.

Emri i Nicolino Grande Aracri, i cili konsiderohet kryebosi i mafies kalabreze, dhe familjeve kryesore të saj Aracri e Grande Aracri është shfaqur në disa operacione antimafia të shtrira dhe në Shqipëri.

Sipas mediave italiane, Aracri u dënua me burgim të përjetshëm për disa vrasje, por përveç anës së dhunshme, puna që ai gjithmonë është përpjekur të kryejë ishte të bashkonte dhe të lidhte me vete ata që përcaktojnë “të krishterët e mirë”, profesionistë, sipërmarrës. Në të kaluarën ai gjithashtu ishte përpjekur të përfshinte shefa të tjerë kalabrezë në një përpjekje për të braktisur varësinë e Reggio Calabria nga krimi dhe për të formuar një provincë autonome me bazë në Cutro.

Ai ka vendosur të bashkëpunoj me drejtësinë italiane e ka kërkuar të flas vetëm me prokurorin e Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri. Rrëfimi i tij mund të trondis botën e politikës e sipërmarrjes italiane e jo vetëm.

Për llogari të bosit mafioz e të familjeve që ai drejtonte, punonte sipërmarrësi italian Antonio Gallo, “princi” i Ndranghetas që në bashkëpunim me politikanë e sipërmarrës italianë kishin investuar në Shqipëri me qëllim riciklimin e parave të mafies kalabreze të përfituara nga afera kriminale.

Mbetet të shihet se çfarë strategjie ka zgjedhur të ndjekë shefi i përjetshëm i gjashtëdhjetë vjeçarit me bashkëpunimin e tij.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ndragheta ne shqiperi nicola gratteri nicolino grande aracri ndragheta ne shqiperi nicola gratteri nicolino grande aracri

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2021, 14:52

PRISHTINË– Përplasje në Kosovë për çështjen e dialogut me Serbinë. Pak ditë më parë, kryeministri i zgjedhur Albin Kurti deklaroi se kur kishte marr...