Aktualitet

I sëmuri mbërrin me helikopter në QSUT, momenti kur presioni i helikeve “hedh në ajër” barrierat metalike

30 Prill 2021, 12:32 Nga DOSJA
I sëmuri mbërrin me helikopter në QSUT, momenti kur presioni i

TIRANË – Një i sëmurë ka mbërritur me helikopter në QSUT. Gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksinë e BalkanWeb momentin e uljes së helikopterit, ku shihet se si “fluturojnë” barrierat metalike që rrethojnë QSUT nga presioni i helikeve të helikopterit.

Gazetari Skëndaj raporton se fatmirësisht aty pranë nuk ka pasur njerëz, e për rrjedhojë nuk ka të lënduar. Ndërkohë, siç shihet nga pamjet, i sëmuri është marrë me barrierë prë t’u dërguar në urgjencën qendrore të QSUT.

Sa i përket situatës së koronavirusit në vend, gazetari Skëndaj tha se në 7 ditët e fundit, 23-30 prill, situata pandemike në Shqipëri paraqitet si më poshtë: Teste 15.236, raste pozitive 863, mesatarja ditore 123 te infektuar, shkalla e pozitivitetit 5.6, 1/18 teste pozitive, vdekjet 25, mesatarja 3.6 jetë të humbura në ditë.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet helikopteri ne qsut helikopteri ne qsut

Sondazh

Poll