Aktualitet

Krimi zgjedhor, Prokuroria e Tiranës jep DETAJE: Deri më tani janë regjistruar 22 raste

30 Prill 2021, 12:24 Nga DOSJA
Krimi zgjedhor, Prokuroria e Tiranës jep DETAJE: Deri më tani

TIRANË– Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka bërë me dije se deri më tani janë marrë nën hetim 22 raste te denoncuara lidhur me krimin zgjedhor.

Në një njoftim të shkurtër për shtyp, zyra e Prokurorisë ka bërë me dije se hetuesit janë në pritje të shqyrtimit të rasteve të denoncuara në lidhje me parregullsitë e hasura gjatë procesit. Por nuk kanë bërë me dije detaje të tjera, se nga cila forcë politike janë depozituar denoncimet. 

Një rast për nenin 325 te Kodit Penal, një rast per nenin 326/ a te Kodit Penal, dy raste për nenin 327 te Kodit Penal, dy raste për nenin 328 te Kodit Penal, 15 raste për veprën sipas nenin 328/a te Kodit Penal, dhe një rast për nenin 329 te Kodit Penal. Janë duke u kryer intensivisht veprimet hetimore nga prokuroret qe ndjekin rastet.”-shkruhet në njoftim.

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishin të qeta dhe me incidente minimale në ditën e votimit por ankesat nga partitë edhe këtë vit nuk kanë munguar. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Komisariatet 1 dhe 2 të policisë në Tiranë dhe dy kandidatët, Asllan Dogjani dhe Ermonela Felaj kërkojnë pamjet filmike nga KQZ për të parë procesin e numërimit. PD e LSI akuzojnë PS-në se krijoi një industri elektorale dhe se vota u manipulua jo vetëm duke u blerë, por me një sërë mjetesh që deformuan vullnetin e qytetarëve. Por sërish, rezultati është i qartë. PS është fituese me 74 mandate, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet krimi zgjedhor 2021 prokuroria e tiranes zgjedhjet 25 prill 2021 krimi zgjedhor 2021 prokuroria e tiranes zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll