Aktualitet

“Il Dottore” përfundon pas hekurave! Kërkohej që nga 2004 në Itali, trafikanti shqiptar Ilir Meto fshihej në Bruksel, i

30 Prill 2021, 08:33 Nga DOSJA
“Il Dottore” përfundon pas hekurave! Kërkohej që nga

ITALI– Një 56-vjeçar shqiptar, i konsideruar nga shtypi italian si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës, është ekstraduar në Itali. Ilir Meto, i cili prej 17 vitesh ai ishte në kërkim për llogari të autoriteteve italiane, jetonte në Bruksel. Atje kishte marrë identitetin e ri, Ilir Isufi.

Ndaj tij kishte dy urdhër-arreste ndërkombëtare nga gjykatat italiane dhe ishte shpallur në kërkim që në vitin 2004, për të vuajtur 14 vite burg. Ndërsa në vitin 2015 është dhënë një tjetër dënim në mungesë prej 15 vitesh. 56-vjeçarit, me nofkën “Il Dottore”, i kanë ngelur për të shlyer edhe 26 vite burgim.

Ka qenë një sinjalizim i Anti-Mafias italiane të qytetit të Leçes për homologët belgë që njoftuan se shqiptari i kërkuar prej 17 vitesh strehohej në Bruksel. Autoritetet vendase organizoi aksonin duke prangosur shqiptarin.

Ilir Meto ka qenë i përfshirë në trafikun e kanabisit, kokainës dhe heroinës, madje emri i tij rezulton edhe në rrjetin e trafikut të armëve. Banda italo-shqiptare ku ai bën pjesë thuhet se kishte lidhje me një organizatë italo-marokene.

Marrë nga lavenir.net

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne belgjike ilir isufi ilir meto arrestohet shqiptari ne belgjike ilir isufi ilir meto

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2021, 22:47

VLORË- Gazetari Enrik Mehmeti ditën e sotme ka rrezikuar jetën për të raportuar live një grabitje në mes të bulevardit në Vlorë, dhe për të ndihmuar qyteta...