Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me kokainë me vlerë 150 mijë euro, “mall” edhe në shtëpi

30 Prill 2021, 09:37 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me kokainë me vlerë 150

ITALI– Një 23 vjeçar shqiptar është ndaluar për kontroll nga policia italiane ditën e djeshme në Brescia.

Shqiptarit i është kontrolluar makina dhe i është gjetur rreth 1 kilogram kokainë, të cilin ai e kishte fshehur tek dera e makinës së tij. Nëse lënda narkotike do të arrinte të tregëtohej, do kapte shifrën e rreth 150 mijë euro.

Pas kontrolllit të makinës, policia bëri edhe kontrollin e shtëpisë së tij ku gjeti sasi të tjera kokaine dhe materiale paketimi. Pas kësaj, 23 vjeçari u arrestua në një burg të Brescia-s dhe hetimet vazhdojnë për të gjetur “furnitorin” e tij.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll