Aktualitet

Po hidhnin inerte në det për të ndërtuar një mol pa leje, arrestohen dy persona në Sarandë

30 Prill 2021, 08:30 Nga DOSJA
Po hidhnin inerte në det për të ndërtuar një mol pa

SARANDË – Dy persona janë vënë në pranga në Vlorë, pasi në mënyrë të paligjshme kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në lagjen nr. 4 Sarandë, me qëllim ndërtimin e një moli.

Policia e Sarandës bën me dije se në bashkëpunim me IKMT, bazuar edhe në denoncimet e bëra nga qytetarët se dy shtetas po mbushnin hapësirën ujore në afërsi në bregut të detit duke hedhur inerte në mënyrë të kundërligjshme, kanë arrestuar F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.


Njoftimi i policisë:

Sarandë. Aksion i përbashkët me IKMT, për goditjen e paligjshmërisë.

Policia vë në pranga 2 shtetas, të cilët në mënyrë të kundërligjshme kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në lagjen nr. 4 Sarandë, me qëllim ndërtimin e një moli.

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me IKMT, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar edhe në denoncimet e bëra nga qytetarët se dy shtetas po mbushnin hapësirën ujore në afërsi në bregut të detit, duke hedhur inerte në mënyrë të kundërligjshme,kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. M. kishte marrë një kamion që drejtohej nga shtetasi I. B. dhe nëpërmjet tij po mbushte një hapësirë ujore në afërsi të bregut të detit, me qëllim ndërtimin e një moli.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme .

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në sarandë arrestohen dy persona në sarandë

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2021, 22:47

VLORË- Gazetari Enrik Mehmeti ditën e sotme ka rrezikuar jetën për të raportuar live një grabitje në mes të bulevardit në Vlorë, dhe për të ndihmuar qyteta...